Ministri i ekonomisë së Katarit kërkon zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin
Ministri i ekonomisë së Katarit gjatë vizitës në Teheran në takim me ministrin e industrisë, minierave dhe të tregtisë së Iranit, ka kërkuar shtimin e shkëmbimeve tregtare dhe heqjen e pengesave për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin.
Ahmed bin Xhasim bin Muhamed Ale Thani, ministri i ekonomisë së Katarit, të shtunën në mëngjes në krye të një delegacioni, arriti në Teheran dhe është takuar me Muhamed Shariatmedari, ministrin e industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit dhe me një grup të aktivistëve ekonomikë të Iranit. Ahmed bin Xhasim Muhamed Ale Thani pas takimit me ministrin e industrisë, minierave dhe të tregtisë së Iranit, deklaroi: "Në këtë takim është biseduar në lidhje me shtimin e sasisë së shkëmbimeve tregtare dhe heqjen e pengesave për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes të dy vendeve". Ahmed bin Xhasim bin Muhamed Ale Thani me këtë rast deklaroi se importi më rëndësishëm i vendit të tij nga Republika Islamike e Iranit përbëhet nga artikujt ushqimor dhe materiali ndërtimor. Ai tha se Irani gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në arritjen e mallrave të Turqisë dhe Republikës së Azerbajxhanit në Katar nëpërmjet rrugëve tokësore.