Një delegacion i Parlamentit të Evropës arriti në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62999-një_delegacion_i_parlamentit_të_evropës_arriti_në_teheran
Janusz Lewandowski, kryetari i grupit për marrëdhënie me Republikën Islamike të Iranit në Parlamentin e Evropës, së bashku me një delegacion politik sot në mëngjes arriti në Teheran për tu takuar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 25, 2017 12:46 Europe/Tirane
  • Një delegacion i Parlamentit të Evropës arriti në Teheran

Janusz Lewandowski, kryetari i grupit për marrëdhënie me Republikën Islamike të Iranit në Parlamentin e Evropës, së bashku me një delegacion politik sot në mëngjes arriti në Teheran për tu takuar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit.

Z. Janusz Lewandowski së bashku me 10 ekspertë dhe deputet të Parlamentit të Evropës, viziton Teheranin me ftesë të Kazem Xhalali, kryetari i grupit për marrëdhënie me Parlamentin e Evropës në Parlamentin Islamik të Iranit. Ky delegacion i Parlamentit të Evropës gjatë qëndrimit në Teheran do të takohet me Ali Larixhani, kryetarin e Parlamentit Islamik të Iranit dhe me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit dhe me funksionarë të tjerë iranianë.