Gjeneral Selami; Krijimi i përçarjeve, objektivi kryesor i Amerikës në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63047-gjeneral_selami_krijimi_i_përçarjeve_objektivi_kryesor_i_amerikës_në_rajon
Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare Sepah deklaroi se një prej qëllimeve dhe objektivave kryesore të Amerikës në rajon është krijimi i përçarjeve në botën islame, devijimi i vëmendjes së opinionit publik të botës islame nga regjimi sionist dhe parandalimi i influencës së Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 26, 2017 05:52 Europe/Tirane
  • Gjeneral Selami; Krijimi i përçarjeve, objektivi kryesor i Amerikës në rajon

Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare Sepah deklaroi se një prej qëllimeve dhe objektivave kryesore të Amerikës në rajon është krijimi i përçarjeve në botën islame, devijimi i vëmendjes së opinionit publik të botës islame nga regjimi sionist dhe parandalimi i influencës së Republikës Islamike të Iranit.

Gjeneral Husein Selami në një intervistë për kanalin 1 të RTV të Republikës Islamike të Iranit foli mbi disfatën historike të ISIS në Siri. Ai këtë fitore e cilësoi pikë vendimtare në historinë islame dhe tha se Amerika dhe disa vende të tjera duke mbështetur grupet terroriste takfiriste si ISIS, mundohen të përçajnë vendet e rajonit dhe t’i dobësojnë ata përballë regjimi sionist mirëpo më dështimin e ISIS ky komplot u neutralizua. Zv/komandanti i përgjohem i Sepahut ndër të tjera shtoi se pikëpamja e Republikës Islamike të Iranit është që ndryshimet politike në një vend të bëhen me dorën e popullit dhe me anë të një procesi demokratik dhe se armatosja e grupeve të caktuara dhe krijimi i luftërave të brendshme nuk është zgjidhje për ndryshimin e  shtetit në një vend. Gjeneral Selami tha se ISIS ishte një rrezik shumë serioz dhe shtoi se ky grup terrorist takfirist ka lënë një katastrofë me të vërtetë njerëzore në Irak dhe në Siri që janë dy vende të rëndësishme të botës islame.