Ruhani: rendi në rajon nuk vihet me mbështetjen e sionistëve dhe amerikanëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63057-ruhani_rendi_në_rajon_nuk_vihet_me_mbështetjen_e_sionistëve_dhe_amerikanëve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ndërhyrjen e disa vendeve në punët e brendshme të popujve të rajonit e ka cilësuar faktor problematik dhe deklaroi se ekzistojnë shumë dëshmi që vërtetojnë se sionistët dhe amerikanët ndodhen në prapaskenë të disa veprimeve që fatkeqësisht kryhen nga disa vende në vendet e tjera të rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 26, 2017 05:52 Europe/Tirane
  • Ruhani: rendi në rajon nuk vihet me mbështetjen e sionistëve dhe amerikanëve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ndërhyrjen e disa vendeve në punët e brendshme të popujve të rajonit e ka cilësuar faktor problematik dhe deklaroi se ekzistojnë shumë dëshmi që vërtetojnë se sionistët dhe amerikanët ndodhen në prapaskenë të disa veprimeve që fatkeqësisht kryhen nga disa vende në vendet e tjera të rajonit.

Hasan Ruhani në përfundim të takimit të krerëve të 3 pushteteve në Iran deklaroi se Irani është i mendimit se vendet e rajonit problemet mes tyre duhet t’i zgjidhin vetë dhe shtoi se është gabim të mendosh se rendi dhe qetësia e rajonit mund të vendoset me anë të armëve apo duke mbështetur regjimin sionist dhe Amerikën. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit përmendi fitoren e rezistencës në Siri dhe theksoi se përpjekje e ushtrisë dhe të kombit sirian dhe të mbështetësve të Sirisë, rezultoi me fundin e strukturës së ISIS. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu lidhur me samitin e Sucit mes krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë tha se ky samit ishte i suksesshëm dhe shtoi se të tre vendet kanë bërë përpjekje të mira për zgjidhjen politike të krizës në Siri. Në samitin e Sucit presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë kanë analizuar situatën në Siri dhe krijimin e fushave përkatëse për t’i dhënë fund krizës në këtë vend.