Mundësi iranian merr medalje ari në kampionatin botëror
Nëntor 27, 2017 04:57 Europe/Tirane
Muxhtaba Geliç, mundës iranian për moshat nën 23 vjeç ka marrë medalje ari në kampionatin botëror të organizuar në Poloni.
Në finale mundësi iranian i peshës 97 kg për moshat nën 23 vjeç u ndesh me mundësin nga Bjellorusia dhe fitoi medalje ari. Ndërsa mundësi tjetër Junes Emami i peshës 65 kg në këtë kampionat arriti të marrë medaljen e bronzit. Amin Taheri një tjetër mundës nga Irani në peshën 125 kg gjithashtu ka marrë medalje bronzi. Ekipi iranian i mundësve për moshat nën 23 vjeç me gjithsej 28 pikë është renditur i teti. Në këtë kampionat Rusia ka zënë vendin e parë, e ndjekur nga Kazakistanit dhe Gjeorgjia.
Tags