Mundësi iranian merr medalje ari në kampionatin botëror
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63105-mundësi_iranian_merr_medalje_ari_në_kampionatin_botëror
Muxhtaba Geliç, mundës iranian për moshat nën 23 vjeç ka marrë medalje ari në kampionatin botëror të organizuar në Poloni.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2017 04:57 Europe/Tirane
  • Mundësi iranian merr medalje ari në kampionatin botëror

Muxhtaba Geliç, mundës iranian për moshat nën 23 vjeç ka marrë medalje ari në kampionatin botëror të organizuar në Poloni.

Në finale mundësi iranian i peshës 97 kg për moshat nën 23 vjeç u ndesh me mundësin nga Bjellorusia dhe fitoi medalje ari. Ndërsa mundësi tjetër Junes Emami i peshës 65 kg në këtë kampionat arriti të marrë medaljen e bronzit. Amin Taheri një tjetër mundës nga Irani në peshën 125 kg gjithashtu ka marrë medalje bronzi. Ekipi iranian i mundësve për moshat nën 23 vjeç me gjithsej 28 pikë është renditur i teti. Në këtë kampionat Rusia ka zënë  vendin e parë, e ndjekur nga Kazakistanit dhe Gjeorgjia.