Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, viziton Jerevanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63167-ministri_i_jashtëm_i_republikës_islamike_të_iranit_viziton_jerevanin
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik sot ka shkuar për një vizitë në Jerevan kryeqytetin e Armenisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2017 04:50 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, viziton Jerevanin

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik sot ka shkuar për një vizitë në Jerevan kryeqytetin e Armenisë.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit këtë vizitë e kryen me ftesë zyrtare të Eduard Nalbandian ministër i jashtëm i Armenisë. Gjatë qëndrimit në armeni, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të takohet me presidentin, kryeministrin, homologun dhe funksionarë të tjerë me të cilët do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Armenisë. Behram Kasemi zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se në këtë vizitë shefi i diplomacisë iraniane shoqërohet nga tregtarë, afaristë dhe kapitalistë iranianë të sektorit privat.