Zarif: Marrëdhëniet ekonomike Iran-Armeni duhet të rriten
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka thënë se politika e jashtme e Republikës Islamike të Iraniti kushton rëndësi zgjerimit të marrëdhënieve me vendet fqinje dhe me këtë rast, nxit zhvillimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Armeninë.
"Zgjerimi i lidhjeve me fqinjët ka qenë ndër prioritetet e politikës së jashtme të Iranit dhe Armenia ka qenë gjithmonë një fqinj i mirë i Teheranit", tha Zarif në një takim me presidentin armen Serzh Sargsyan në Jerevan të martën. Ai bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ekonomik paralelisht me lidhjet politike dhe vuri në dukje se ai kishte diskutuar këtë çështje me presidentin armen. Sargsyan, nga ana e tij, tha se Armenia mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin në të gjithë sektorët. Ai shtoi se Teherani dhe Jerevan kanë gëzuar gjithmonë marrëdhënie diplomatike të bazuara në respekt dhe mirëkuptim reciprok gjatë 25 viteve të fundit. Ministri i jashtëm iranian dhe presidenti armen shkëmbyen pikëpamje për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe ndërveprimin dypalësh në skenën ndërkombëtare. Duke kryesuar një delegacion të lartë politiko-ekonomik, Zarif arriti në Jerevan të martën për një vizitë një-ditore.