Ministri i Jashtëm iranian viziton Italinë dhe Azerbajxhanin
Ministri i Jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif do të vizitojë këtë javë Italinë dhe Azerbajxhanin për të marrë pjesë në dy konferenca ndërkombëtare.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Zarif do të shkojë në Itali të enjten për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Dialogut Mesdhetar që organizohet në Romë, i cili bazohet në shtyllat e sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët si dhe në çështjet e shoqërisë civile, kulturës dhe migrimit. Ministri i Jashtëm iranian, i cili do të marrë pjesë në këtë aktivitet me ftesë të homologut të tij italian Angelino Alfano, do të jetë një folësi kryesor në konferencë. Zarif të premten do të largohet nga Roma për në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për të marrë pjesë në konferencën Zemra e Azisë. Konferenca, e fokusuar kryesisht në Afganistan, ofron një kornizë për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal miqësor dhe të frytshëm me qëllim të përforcimit të paqes dhe prosperitetit rajonal.