Një tërmet 6.1 ballë i shkallës Rihter godet provincën Kerman në Iran
Një tërmet 6.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur qytetin Hojedk në provincën Kerman në jug të Iranit.
Sipas një njoftimi të Parstoday, tërmeti është regjistruar në orën 06:02 sipas orës lokale duke ngjallur panik dhe frikë tek banorët e këtij qyteti. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km në brendësi të tokës. Prefekti i zonës Ravar në Kerman ka thënë: Tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter sot ka rënë në qytetin Hojedk dhe ka shkaktuar mbylljen e rrugëve dytësore si dhe ka shkatërruar disa ndërtesa të vjetra. Muhamed Reza Mir’sadiki ndër të tjera shtoi se tërmeti nuk ka lënë pasoja në njerëz ndërkohë që një ekip i emergjencës dhe i ndihmës së shpejtë është dërguar menjëherë në qytetin Hojedk për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.