Zarif arrin në Azerbajxhan
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sot arriti në Azerbajxhan ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zemra e Azisë”.
Sipas një njoftimi të Parstoday, Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, viziton Bakunë kryeqytetin e Azerbajxhanit me ftesë zyrtare të Elmar Muhamedjarov ministër i jashtëm i Azerbajxhanit. Shefi i diplomacisë iraniane pritet të mbajë një fjalim në konferencën ndërkombëtare “ Zemra e Azisë” dhe më pas do të zhvillojë takime me homologun e tij azer dhe me funksionarë të tjerë të Azerbajxhanit. Konferenca “ Zemra e Azisë’ ka nisur punimet për herë të parë në vitin 2011 dhe ka për qëllim zgjerimin e bashkëpunimeve dhe gjetjen e rrugëzgjidhjeve për çështje të rëndësishme dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Afganistan. Konferenca “ Zemra e Azisë” organizohet me pjesëmarrjen e 14 vendeve anëtare, 17 vendeve mbështetëse dhe 12 organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.