Ekipi iranian i futbollit në grup me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63453
Në Rusi u organizua shorti për botërorin 2018 dhe 32 ekipet pjesëmarrëse janë njohur me rivalët e tyre në grup.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Dhjetor 02, 2017 07:59 Europe/Tirane
  • Ekipi iranian i futbollit në grup me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun

Në Rusi u organizua shorti për botërorin 2018 dhe 32 ekipet pjesëmarrëse janë njohur me rivalët e tyre në grup.

Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, ceremonia e kampionatit të 21-të botëror të futbollit u organizua në orën 18:00 në Kremlin me pjesëmarrjen e disa përfaqësuesve dhe trajnerëve të njohur botëror. Ceremonia për hedhjen e shortit u hap nga Vladimir Putin president i Rusisë. Goglat e shortit përcaktuan që ndeshja hapëse e Botërorit të zhvillohet mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, ndërkohë që rezervuan një “grup ferri” për Spanjën dhe Portugalinë, dy kombëtaret iberike që do të luajnë të parën përballje të grupit të tyre B. Në grupin B bën pjesë edhe Irani dhe Maroku. Presidenti i Rusisë është shprehur i kënaqur nga organizimi i kampionatit botëror të futbollit në Rusi.  Në fillim të ceremonisë, nga një fjalë përshëndetëse kanë mbajtur presidenti rus Vladimir Putin, si dhe kreu i FIFA-s, Gianni Infantino. Rusia ka një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin dhe ka shumë futbollistë të shquar të spikatur gjatë brezave të shkuar, ishin fjalët e para të Putinit. Trofeu më i lakmuar do të fitohet nga ekipi që do të tregojë më shumë vendosmëri. Do të doja t’iu uroja suksese të gjitha ekipeve pjesëmarrëse, ndërkohë që u bëj thirrje të gjithë tifozëve besnikë të vijnë në Rusi dhe të shijojnë finalet e Botërorit të vitit 2018”, tha ndër të tjera Putin. Pas tij ishte Gianni Infantino që iu uroi mirëseardhjen të gjithëve, nga figurat më të shquara të futbollit si Pelè e Maradona, e deri te përfaqësuesit e kombëtareve pjesëmarrëse. “Faleminderit popullit rus që ka punuar kaq shumë dhe kaq fortë në 7 vitet e fundit për të na çuar një hap më pranë turneut final. Faleminderit 11 qyteteve mikpritëse që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Skena tashmë iu përket legjendave të futbollit, e teksa jemi ngjitur në këtë podium, duam t’i ftojmë këta artistë të festojnë për futbollin anembanë botës. Shijim të këndshëm shortit dhe fillim të mbarë kompeticionit më të lakmuar të futbollit, verën e ardhshme këtu në Rusi”, tha presidenti Infantino.

Grupi A – Rusia, Arabia Saudite, Egjipti, Uruguai.
Grupi B – Portugalia, Spanja, Maroku, Irani.
Grupi C – Franca, Australia, Peruja, Danimarka.
Grupi D – Argjentina, Islanda, Kroacia, Nigeria.
Grupi E – Brazili, Zvicra, Kosta Rika, Serbia.
Grupi F – Gjermania, Meksika, Suedia, Koreja e Jugut.
Grupi G – Belgjika, Panamaja, Tunizia, Anglia.
Grupi H – Polonia, Senegali, Kolumbia, Japonia.