Kryetari i parlamentit islamik të Iranit viziton Rusinë
Ali Larixhani, kryetar i parlamentit Islamik të Republikës Islamike të Iranit, sot u nis në Rusi për të marrë pjesë në takimin e liderëve parlamentarë të botës kushtuar luftës kundër drogës.
Sipas Agjencisë së Studentëve të Iranit (ISNA), Ali Larixhani sot u nis për në Rusi për të parashtruar qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit rreth luftës kundër drogës, ku do të mbajë edhe takime bilaterale me disa nga kryetarët e Parlamenteve të Asamblesë Botërore për Luftën Kundër Drogës. Përveç kësaj, Ali Larixhani dhe Komiteti Parlamentar i Republikës Islamike të Iranit, më 14 dhe 15 tetor 2017, do të marrin pjesë në takimin e asamblesë ndërparlamentare me moton "Promovimi i Diversitetit dhe Paqes Kulturore, përmes Diskutimit Fetar dhe Etnik" në San Petersburg në Rusi .