Kryetari i parlamentit islamik të Iranit viziton Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63537-kryetari_i_parlamentit_islamik_të_iranit_viziton_rusinë
Ali Larixhani, kryetar i parlamentit Islamik të Republikës Islamike të Iranit, sot u nis në Rusi për të marrë pjesë në takimin e liderëve parlamentarë të botës kushtuar luftës kundër drogës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2017 08:31 Europe/Tirane
  • Kryetari i parlamentit islamik të Iranit viziton Rusinë

Ali Larixhani, kryetar i parlamentit Islamik të Republikës Islamike të Iranit, sot u nis në Rusi për të marrë pjesë në takimin e liderëve parlamentarë të botës kushtuar luftës kundër drogës.

Sipas Agjencisë së Studentëve të Iranit (ISNA), Ali Larixhani sot u nis për në Rusi për të parashtruar qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit rreth luftës kundër drogës, ku do të mbajë edhe takime bilaterale me disa nga kryetarët e Parlamenteve të Asamblesë Botërore për Luftën Kundër Drogës. Përveç kësaj, Ali Larixhani dhe Komiteti Parlamentar i Republikës Islamike të Iranit, më 14 dhe 15 tetor 2017, do të marrin pjesë në takimin e asamblesë ndërparlamentare me moton "Promovimi i Diversitetit dhe Paqes Kulturore, përmes Diskutimit Fetar dhe Etnik" në San Petersburg në Rusi .