Kasemi: Franca të rregullojë marrëdhëniet me Iranit larg shantazheve politike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63559-kasemi_franca_të_rregullojë_marrëdhëniet_me_iranit_larg_shantazheve_politike
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se qeveritarët francezë duhet t'i rregullojnë marrëdhëniet Teheran-Paris me një vështrim më të thellë dhe larg shantazheve politike-propagandistike të disa vendeve të tjera.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2017 09:52 Europe/Tirane
  • Kasemi: Franca të rregullojë marrëdhëniet me Iranit larg shantazheve politike

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se qeveritarët francezë duhet t'i rregullojnë marrëdhëniet Teheran-Paris me një vështrim më të thellë dhe larg shantazheve politike-propagandistike të disa vendeve të tjera.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bahram Kasemi në reagim ndaj deklaratave anti-iraniane të presidentit të Francës, ka shtuar: "Pritet që pala franceze të rregullojë bashkëpunimet e veta me Iranin me një vështrim më të thellë dhe me një vështrim real të gjithë anshëm. Franca është një prej partnerëve të rëndësishëm evropian të Iranit dhe në fusha të ndryshme të bashkëpunimeve ekonomike, kulturore dhe politike, ekzistojnë kontakte shumë të mira mes të dy vendeve. Që nga e kaluara mes Iranit dhe Francës kanë ekzistuar bisedimeve dhe bashkëpunim të mirë në fusha politika dhe rreth çështjeve globale dhe rajonale, prandaj duke marrë parasysh zhvillimet globale dhe disa të përbashkëta, këto bisedime dhe kontakte po vazhdojnë edhe tani në nivele të ndryshme. Padyshim se sot Republika Islamike e Iranit është vendi me stabilitet më të madh në rajonin e Lindjes së Mesme dhe po bënë hapa të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit dhe progresit dhe si një vend që luan rol efikas në luftën kundër terrorizmit, ka një rol të rëndësishëm për të ndihmua stabilitetin në rajon",- tha ndër të tjera Bahram Kasemi.