Zarif do të marrë pjesë në takimin e Kaspikut në Moskë
Dhjetor 03, 2017 10:47 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i Iranit z. Mohamed Xhevad Zarif do të marrë pjesë në takimin e shteteve bregdetare të Detit Kaspik në Rusi më 4-5 dhjetor, tha të dielën zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII.
"Në këtë takim, një delegacion i ekspertëve në fushat politike, juridike, kufitare dhe në fusha të tjera do të shoqërojë z. Zarif", tha z. Behram Kasemi. Në takimet ministrore në Moskë, do të diskutohet përmbajtja e Konventës së Detit Kaspik mbi Statusin Ligjor, mënyrat e finalizimit të Konventës, si dhe përgatitja e agjendës dhe vlerësimi i dokumenteve për samitin e ardhshëm. Shtetet bregdetare të Detit Kaspik përfshijnë Iranin, Rusinë, Azerbajxhanin, Turkmenistanin dhe Kazakistanin.
Tags