Sportisti Iranian merr medalje ari në kampionatin botëror në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63631-sportisti_iranian_merr_medalje_ari_në_kampionatin_botëror_në_amerikë
Sohrab Muradi, peshëngritës iranian i peshës 94 kg, fitues i medaljes së artë në lojërat olimpike Rio ka marrë medalje ari edhe në kampionatin e kampionëve të botës që mbahet në Amerikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2017 04:34 Europe/Tirane
  • Sportisti Iranian merr medalje ari në kampionatin botëror në Amerikë

Sohrab Muradi, peshëngritës iranian i peshës 94 kg, fitues i medaljes së artë në lojërat olimpike Rio ka marrë medalje ari edhe në kampionatin e kampionëve të botës që mbahet në Amerikë.

Ai në stilin e peshëngritjes me një shtytje ka arritur të ngre peshën 184 kg dhe në total me 219 pikë mori medalje ari. Ai me ngritjen e kësaj peshe pas 4 vitesh ka thyer rekordin e mëparshme botëror që mbahej po nga ai me 4 kg më shumë. Garat e grupit A të peshëngritjes për peshat 94kg, u organizuan me pjesëmarrjen e 11 peshëngritësve nga Irani, Bullgaria, Koreja e Jugut, Katari, Egjipti, Gjermania, Amerika, Uzbekistani dhe Lituania.