Sportisti Iranian merr medalje ari në kampionatin botëror në Amerikë
Dhjetor 04, 2017 04:34 Europe/Tirane
Sohrab Muradi, peshëngritës iranian i peshës 94 kg, fitues i medaljes së artë në lojërat olimpike Rio ka marrë medalje ari edhe në kampionatin e kampionëve të botës që mbahet në Amerikë.
Ai në stilin e peshëngritjes me një shtytje ka arritur të ngre peshën 184 kg dhe në total me 219 pikë mori medalje ari. Ai me ngritjen e kësaj peshe pas 4 vitesh ka thyer rekordin e mëparshme botëror që mbahej po nga ai me 4 kg më shumë. Garat e grupit A të peshëngritjes për peshat 94kg, u organizuan me pjesëmarrjen e 11 peshëngritësve nga Irani, Bullgaria, Koreja e Jugut, Katari, Egjipti, Gjermania, Amerika, Uzbekistani dhe Lituania.
Tags