Irani bën thirrje për bashkëpunim global në luftën kundër drogës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63699-irani_bën_thirrje_për_bashkëpunim_global_në_luftën_kundër_drogës
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani u bëri thirrje qeverive dhe parlamenteve botërore të hënën që të ndjekin politikat kundër drogës dhe kundër-terrorizmit në të njëjtën kohë dhe t'i vendosin këto politika në krye të axhendës së tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2017 14:12 Europe/Tirane
  • Irani bën thirrje për bashkëpunim global në luftën kundër drogës

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani u bëri thirrje qeverive dhe parlamenteve botërore të hënën që të ndjekin politikat kundër drogës dhe kundër-terrorizmit në të njëjtën kohë dhe t'i vendosin këto politika në krye të axhendës së tyre.

Duhet të formohen grupe parlamentare për ndjekjen e veprimeve kundër narkotikëve, tha z. Ali Larixhani gjatë fjalimit të tij në një konferencë ndërkombëtare kundër drogës në Moskë ku morën pjesë deputetë të parlamenteve të ndryshme të botës. Grupet parlamentare, siç tha kryetari iranian, duhet të formohen për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e bashkëpunimit ndërkombëtar, rajonal dhe dypalësh në masat kundër drogës. Çështja e narkotikëve është një problem global që kërkon një përgjegjësi të përbashkët ndërkombëtare, shtoi z. Larixhani. Rreth 500 pjesëmarrës, duke përfshirë kryetarë të parlamenteve të mbi 40 vendeve, kanë marrë pjesë në veprimtarinë kundër drogës në kryeqytetin rus. Në sesionin e hapjes së konferencës, kryetari i Dumës ruse Vyacheslav Volodin theksoi nevojën e intensifikimit të luftës kundër drogave të paligjshme dhe propozoi dënime më të ashpra për reklamat e drogave dhe hallucinogjeneve. "Qëllimi i konferencës është të krijojë një dimension parlamentar të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër drogës dhe të zhvillojë kuadrin ligjor ekzistues për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër përhapjes dhe përdorimit të substancave të drogës dhe mbi kujdesin shëndetësor parandalues ​​dhe trajtimin e të varurve nga droga", njofton Agjencia ruse e lajmeve TASS duke cituar Departamentin e Dumës Shtetërore për Marrëdhëniet Publike dhe të Medias.