Nis punimet konferenca ndërkombëtare e unitetit islamik në Teheran
Në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani në Teheran ka nisur punimet konferenca e 31-të ndërkombëtare e unitetit islamik.
Në këtë konferencë marrin pjesë 500 delegatë vendas e të huaj dhe ajo do të zgjasë deri më 7 dhjetor. Pas fjalimit të peridentit Hasan Ruhani, konferenca do të vazhdojë punimet e saj me fjalimet e personaliteteve të njohura vendas e të huaj. Konferenca ka për qëllim analizimin e situatës aktuale në botën islame dhe rrugëzgjidhjet për çështje kulturore dhe civilizuese. Përveç kësaj në konferencë do të analizohen karakteristikat e civilizimit të ri islam dhe veçoritë e tij nga civilizimi perëndimor, planet për ringjalljen e botës islame në krijimin e civilizimit të ri islamik të Iranit, roli i vetëbesimit të myslimanëve dhe i unioneve të afrimit të medhhebeve për formimin e një civilizimi të ri islamik, si dhe krijimi i civilizimit të ri islam duke u mbështetur në unitetin islame. Në kuadër të konferencës s 31-të ndërkombëtare të unitetit islam do të mbahen edhe simpoziume kushtuar unionit botëror të dhjetarëve të rezistencës, unionit botëror të perfeksionimit dhe unionit botëror të femrave myslimane.