Martirizohet një roje kufitare në pikën kufitare Maku
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e hënë njoftoi për një bisedë telefonike mes ministrit të jashtëm të Turqisë dhe ministrit të jashtëm të Iranit. Në këtë bisedë telefonike ministrat Muhamed Xhavad Zarif dhe Mevlut Çavushoglu diskutuan mbi të shtënat me armë zjarri në pikën kufitare Maku në veriperëndim të Iranit dhe u theksua se Ankaraja do të ndjekë me seriozitet këtë çështje.
Në ngjarjen e ndodhur ditën e hënë në pikën kufitare Maku një roje kufitare iraniane u martirizua dhe 4 të tjerë u plagosën. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pas shprehu ngushëllimet për familjarët e rojeve iraniane tha se terroristë te PKK janë autorë të kësaj ngjarje dhe shtoi se policia turke po e ndjek ngjarjen me seriozitet. Për këtë çështje kanë biseduar edhe Suleman Sojlu ministër i brendshëm i Turqisë dhe Muhamed Ibrahim Taherian’fard ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Ankara.