Ndërtohen 61 qendra emergjente në provincën Gilan pas tërmetit
Zv/drejtori i departamentit të infrastrukturës dhe ndërtimit në provincën Gilan njoftoi se pas tërmetit 4.8 ballë të shkallës Rihter, në këtë provincë janë ngritur 61 qendra emergjence dhe të ndihmës së shpejtë.
Hoxhat Shaban’pur, në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRNA deklaroi se këto qendra janë në gjendje gatishmërie për tu ardhur në ndihmë personave të prekur dhe dëmtuar nga tërmeti. Ai iu drejtua banorëve të provincës Gilan duke i këshilluar që të mos shqetësohen pasi nuk është krijuar ndonjë problem serioz nga tërmeti. Ditën e martë qendra sizmike e universitetit të Teheranit njoftoi për një tërmet 4.8 ballë të shkallës Rihter në provincën Gilan. Qendra e këtij tërmeti ishte qyteza Langerud.