Konferenca e Unitetit Islam thekson për një intifadë të re
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63945-konferenca_e_unitetit_islam_thekson_për_një_intifadë_të_re
Konferenca e 31 ndërkombëtare e unitetit islam në përfundim të takimit të saj ka dalë me një deklaratë ku ka dënuar qëndrimin e fundit të presidentit amerikan mbi Kodsin dhe ka theksuar nevojën e nisjes së një intifade të re të Palestinës për të parandaluar agresionet e regjimit sionist kundër Kodsit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2017 04:58 Europe/Tirane
  • Konferenca e Unitetit Islam thekson për një intifadë të re

Konferenca e 31 ndërkombëtare e unitetit islam në përfundim të takimit të saj ka dalë me një deklaratë ku ka dënuar qëndrimin e fundit të presidentit amerikan mbi Kodsin dhe ka theksuar nevojën e nisjes së një intifade të re të Palestinës për të parandaluar agresionet e regjimit sionist kundër Kodsit.

Në ceremoninë përfundimtare të konferencës së 31-të ndërkombëtare të unitetit islam, me qindra dijetarë shiitë dhe sunitë, dolën me një deklaratë kundër dënuan vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Në këtë deklaratë është theksuar domosdoshmëria e përballjes me politikat e reja të Amerikës për jahudizimin e  Kodist të shenjtë dhe për të shkatërruar simbolet islame. Në konferencën e 31-të ndërkombëtare të unitetit islam në Teheran është theksuar kapaciteti për ringjalljen e civilizimit islam dhe për bashkimin e botës islame në përballje me intrigat dhe kurthet e armikut. Në këtë konferencë morën pjesë 500 delegatë vendas e të huaj dhe ajo zgjati deri më 7 dhjetor. Në kuadër të konferencës së 31-të ndërkombëtare të unitetit islam u mbajtën edhe simpoziume kushtuar unionit botëror të dijetarëve të rezistencës, unionit botëror të perfeksionimit dhe unionit botëror të femrave myslimane.