Populli iranian proteston kundër vendimit të Donald Trump rreth Kodsit të shenjtë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63969-populli_iranian_proteston_kundër_vendimit_të_donald_trump_rreth_kodsit_të_shenjtë
Populli i Iranit Islamik pas namazit të së premtes, organizoi protesta të gjera në rrugët e qyteteve të ndryshme të Iranit dhe dënoi vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për njohjen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2017 10:47 Europe/Tirane
  • Populli iranian proteston kundër vendimit të Donald Trump rreth Kodsit të shenjtë

Populli i Iranit Islamik pas namazit të së premtes, organizoi protesta të gjera në rrugët e qyteteve të ndryshme të Iranit dhe dënoi vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për njohjen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist.

Qytetarët iranianë duke mbajtur në dorë pankarta dhe mbishkrime të tjera në të cilat theksohej mbështetja ndaj Palestinës dhe vazhdimi i rrugës së rezistencës kundër regjimit sionist, kanë hedhur slogane “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit” dhe kanë djegur flamurin e regjimit sionist. Presidenti i Amerikës të mërkurën pavarësisht kundërshtimeve të gjera rajonale dhe botërore, ka deklaruar se Amerika e njeh Kodsin (Jeruzalemin) zyrtarisht si kryeqytet të Izraelit. Trump gjithashtu ka urdhëruar Departamentin Amerikan të Shtetit që të përgatisë kushtet për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Aiviv në Bejtul-Mokades (Jeruzalem). Republika Islamike e Iranit ishte nga vendet e para që ka dënuar ashpër këtë vendim të Trump. Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit të mërkurën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka theksuar se ky veprim i presidentit amerikan është shkelje e hapur e rezolutave ndërkombëtare. Gjithashtu, shumë vende dhe organizata ndërkombëtare kanë dënuar këtë veprim të presidentit amerikan.