Zarif: BE luan një rol të rëndësishëm në adresimin e çështjeve rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63985-zarif_be_luan_një_rol_të_rëndësishëm_në_adresimin_e_çështjeve_rajonale
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë me një Fondacion gjerman mbi rolin e Evropës në Lindjen e Mesme, tha se BE nuk duhet të nënvlerësojë aftësinë e saj për të zgjidhur krizat në rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2017 14:24 Europe/Tirane
  • Zarif: BE luan një rol të rëndësishëm në adresimin e çështjeve rajonale

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë me një Fondacion gjerman mbi rolin e Evropës në Lindjen e Mesme, tha se BE nuk duhet të nënvlerësojë aftësinë e saj për të zgjidhur krizat në rajonin e Lindjes së Mesme.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mohamed Xhevad Zarif, në një bisedë me fondacionin gjerman Corbier, tha se Bashkimi Evropian ka treguar se mund të luajë një rol vendimtar në çështjet rajonale të rëndësishme për Lindjen e Mesme, duke përfshirë "Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit". "Ne besojmë se Evropa mund të jetë një partner i besueshëm në stabilizimin e Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik", tha ministri i jashtëm i RII, duke kërkuar angazhim më të gjerë të Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian në Lindjen e Mesme. Në një përgjigje ndaj një pyetjeje tjetër për të ardhmen e angazhimit ndërkombëtar në Afganistan, Zarif tha: "Ne nuk e mbështesim përfshirjen e NATO-s në Afganistan, por ne jemi për vazhdimin e interesimit dhe angazhimin e evropianëve në Afganistan, pasi ne e filluam këtë projekt së bashku në samitin e Bonit në vitet e fundit dhe më pas fundi i qeverisë talibane ndihmoi afganët të krijonin një qeveri kalimtare.