Ministri i brendshëm i Turqisë viziton Iranin
Dhjetor 09, 2017 04:50 Europe/Tirane
Sulejman Sojlu, ministër i brendshëm i Turqisë sot arrin në Teheran për tu takuar me Abdul’reza Rahmani’fazli ministër i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, ministrat Sojlu dhe Rahman’fazli do të diskutojnë për çështje të ndryshme si garantimi i sigurisë nëpër kufij, lufta kundër trafikut dhe lufta kundër terrorizmit. Gjatë vizitës në Teheran, ministri i brendshëm i Turqisë shoqërohet nga Arif Catin komandnat i xhandarmërisë turke dhe nga Selami Altinokh kreu i zyrës së përgjithshme të policisë turke.
Tags