Johnson në Teheran: Londra e interesuar për thellimin e marrëdhënieve me Teheranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64085-johnson_në_teheran_londra_e_interesuar_për_thellimin_e_marrëdhënieve_me_teheranin
Ministri i jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson kanë zhvilluar sot bisedime në kryeqytetin iranian rreth një marrëveshjeje të rëndësishme bërthamore të arritur midis Teheranit dhe grupit të vendeve të G5 + 1 më shumë se dy vjet më parë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 09, 2017 17:20 Europe/Tirane
  • Johnson në Teheran: Londra e interesuar për thellimin e marrëdhënieve me Teheranin

Ministri i jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson kanë zhvilluar sot bisedime në kryeqytetin iranian rreth një marrëveshjeje të rëndësishme bërthamore të arritur midis Teheranit dhe grupit të vendeve të G5 + 1 më shumë se dy vjet më parë.

Sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit, diplomatët kryesorë iranianë dhe britanikë diskutuan të shtunën mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit, në një kohë që angazhimi i të gjithë nënshkruesve të marrëveshjes, është hedhur në dyshim nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Deklarata tha se Zarif dhe Johnson gjithashtu shkëmbyen pikëpamje për çështje të tjera, duke përfshirë marrëdhëniet ekonomike, bankare dhe tregtare, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Johnson tha se marrëveshja bërthamore ishte me rëndësi të madhe për Londrën dhe theksoi angazhimin e vendit të tij për të zbatuar plotësisht marrëveshjen. Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje se diplomati i lartë britanik bëri thirrje gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit dhe konsultimin e vazhdueshëm të Britanisë me Iranin. Johnson arriti në Teheran të shtunën për një vizitë zyrtare dy-ditore për t'u takuar me zyrtarë të lartë iranianë. Para bisedimeve me Zarif, sekretari i jashtëm britanik u takua me kryetarin e parlamentit iranian, Ali Larixhani. Ai do të takohet me Presidentin Hasan Ruhani dhe me kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi.