Irani do të mbrojë kiblën e parë të myslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64157-irani_do_të_mbrojë_kiblën_e_parë_të_myslimanëve
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë se Irani vazhdon mbështetjen për të drejtat e popullit palestinez dhe do të mbrojë pozitën e lartë të kiblës së parë të myslimanëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2017 04:51 Europe/Tirane
  • Irani do të mbrojë kiblën e parë të myslimanëve

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë se Irani vazhdon mbështetjen për të drejtat e popullit palestinez dhe do të mbrojë pozitën e lartë të kiblës së parë të myslimanëve.

Gjatë takimit me Saud bin Ahmed Burani ambasador i Omanit në Teheran, Husein Amir Abdulahian përmendi vendimi e fundit të presidentit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe tha se Kodsi i përket botës islame dhe të gjitha vendeve islame dhe Irani përkrah vendeve të tera islame është kundër këtij vendimi. Donald Trump, Kodsin e shenjë e ka quajtur kryeqytet të regjimit sionist dhe ka kërkuar marrjen e masave për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Kods. Sa i përket marrëdhënieve mes Iranit dhe Omanit, asistenti i kryetarit të parlamentit iranian tha se marrëdhëniet pozitive të Iranit dhe Omanit ekzistojnë në të gjitha fushat. Nga ana e tij z. Burani ambasador i omanit në Teheran, mirëpriti shtimin e kontakteve mes autoriteteve politike dhe parlamentar e të dy vendeve dhe shtoi se këto kontakte dhe konsulta kanë ndihmuar në zgjidhjen e krizave të rajonit.