Irani dhe Rusia finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e centraleve të reja atomike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64189-irani_dhe_rusia_finalizojnë_marrëveshjen_për_ndërtimin_e_centraleve_të_reja_atomike
Kryetari i Parlamentit iranian tha të hënën se Irani dhe Rusia kanë përfunduar kontratën për ndërtimin e dy centraleve të reja atomike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2017 21:03 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e centraleve të reja atomike

Kryetari i Parlamentit iranian tha të hënën se Irani dhe Rusia kanë përfunduar kontratën për ndërtimin e dy centraleve të reja atomike.

"Është përfunduar kontrata për ndërtimin e dy centraleve të reja atomike në bashkëpunim me rusët," tha z. Ali Larixhani në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve Sputnik të Rusisë. Ai tha se Teherani dhe Moska janë në bisedime me njëri-tjetrin lidhur me perspektivat e reja të bashkëpunimit në sektorin e energjisë paqësore bërthamore. Kryeparlamentari iranian përshëndeti rolin pozitiv të Rusisë në luftën kundër terrorizmit dhe trafikimit të drogës në rajon dhe bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat. Duke komentuar mbi kërcënimet e SHBA për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore, Larixhani tha se SHBA do të humbasin prestigjin e tyre në botë nëse tërhiqen nga marrëveshja bërthamore. Ai tha se Teherani do të miratojë masa reciproke nëse Uashingtoni do të heqë dorë nga marrëveshja bërthamore.