Alavi: Ekstremizmi rezulton me lëvizje terroriste
Ministri i inteligjencës së Iranit deklaroi se ekstremizmi fetar në çfarëdo feje rezulton me lëvizje irracionale dhe destruktive siç është terrorizmi.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Mahmud Alavi, ministri i inteligjencës së Iranit, të martën në mëngjes në seminarin "Terrorizmi, ekstremizmi dhe siguria rajonale në Azinë Perëndimore" që u zhvillua në Teheran, deklaroi se ekstremizmi fetar në çfarëdo feje rezulton me lëvizje irracionale dhe destruktive siç është terrorizmi. Ai shtoi: "Për njohjen e terrorizmit, së pari duhet të njihen rrethanat dhe shtrati në të cilin lind. Vet feja apo shkolla fetare nuk është zanafillë e terrorizmit, prandaj pretendimet që kanë bërë Evropa dhe Amerika duke u munduar ta paraqesin fenë Islame si burim të terrorizmit, është një akuzë e cila duhet të shqyrtohet në takime të ndryshme. Sot grupet terrorist si ISIS kanë pësuar goditje të madhe dhe aktualisht nuk kanë hegjemoni sunduese në ndonjë rajon, por këto grupe akoma ekzistojnë dhe synojnë të pushtojnë territore në Afganistan, Pakistan dhe në Azinë Qendrore dhe në këtë mënyrë – sipas pretendimeve të tyre – ringjallin idenë e "khalifatit islamik". Pushtimi dhe poshtërimi i myslimanëve janë faktorë qqë kanë krijuar shfaqjen e ekstremizmit", - tha ndër të tjera Sejed Mahmud Alavi, ministri i inteligjencës së Iranit.