Suksesi i peshëngritësve iranianë në lojëra paraolimpike të Azisë
Ekipi iranian i peshëngritësve në garat paraolimpike të Azisë ka arritur të marrë 5 medalje ari, 2 argjendi dhe 3 bronzi.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, në raundin e tretë të lojërave paraolimpike për Azinë që organizohet ne Emirate, ekipi iranian arriti të marrë 2 medalje ari dhe 1 bronzi dhe me gjithsej 10 medalje ari bronzi dhe argjendi është shpallur kampion i këtyre garave. Raundi i tretë i lojërave paraolimpike të Azisë u organizua në 7 spore me pjesëmarrjen e 800 sportistëve nga 30 vende aziatike. Garat janë organizuar në qytetin Dubai të emirateve. Irani në këto gara është përfaqësuar me 114 sportistë në degë të ndryshme sportive të cilët në total kanë marrë 39 medalje ari, 44 argjendi dhe 35 bronzi. Raundi i dytë i garave paraolimpike të Azisë u mbajt në vitin 2013 në Malajzi ku Irani fitoi 27 medalje ari, 12 argjendi dhe 20 bronzi dhe pas Japonisë është renditur i dyti.