Reagimi i ministrit Zarif ndaj propagandës amerikane kundër Iranit
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të enjten në darkë reagoi ndaj fjalimit të ambasadores së përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB,Nicky Haley.
Sipas IRNA, Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh Twitter, duke botuar një fotografi të ish-sekretarit të shtetit të SHBA, Colin Powell dhe Nicky Haley, tha: "Unë e kisha parë shfaqjen dhe rezultatet e saj përpara në Kombet e Bashkuara. Zarif ka sinjalizuar fjalimin e Powell në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2003. Ish-sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2003, paraqiti informacionin të rremë për ekzistencën e armëve të ndaluara në Irak, gjë e cila u bë subjekt i agresionit të Uashingtonit kundër Irakut. Të enjten Nicky Haley akuzoi Iranin për shkelje të detyrimeve ndërkombëtare në një takim të KS të OKB-në, duke shfaqur mbetjet e një rakete që lëvizja Houthi lëshoi në Riad kryeqytetin e Arabisë Saudite dhe pretendoi se Irani ka dërguar armë për lëvizjen Houthi në Jemen. Autoritetet e Jemenit kanë argumentuar në mënyrë të përsëritur se fuqia ushtarake dhe e komiteteve popullore të qeverisë së Jemenit janë krejtësisht vendase. Arabia Saudite e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, nisi një agresion ushtarak kundër Jemenit në mars 2015, e cili tashmë ka vrarë dhe plagosur me dhjetëra mijëra njerëz dhe ka shpërngulur me miliona banorë të Jemenit.