Nis festivali iranian i filmit në Seul
Festivali iranian i filmit filloi të premten në praninë masive të popullit të Koresë së Jugut dhe shtetasve iranianë që jetojnë në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut.
Ambasadori i Iranit në Seul, Hasan Taherian, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit. Ai duke treguar arritjet artistike të regjisorëve të mëdhenj iranianë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, tha: Kinema iraniane ka një identitet të pavarur dhe me ndikim duke u mbështetur në vlerat njerëzore dhe morale. Hasan Taherian theksoi rëndësinë e organizimit të programeve të tilla, gjë që bën të mundur njohjen më më të madhe me kulturën iraniane dhe kinemanë. Diplomati iranian, gjithashtu tha se hapja e Festivalit të Filmit iranian, do të forcojë më tej bashkëveprimet kulturore mes dy vendeve. Festivali i Filmit iranian hapet me rastin e pesëdhjetë e pesë vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Iranit dhe Koresë së Jugut dhe me rastin e përcaktimit të vitit 2017 si viti i shkëmbimeve Kulturore midis dy vendeve. Festivali do të shfaqë shtatë filma nga kinemaja iraniane. Festivali i Filmit iranian në Seul do të vazhdojë deri më 17 dhjetor.