Zarif: Akuzat e Amerikës kundër Iranit janë të pabaza
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64561-zarif_akuzat_e_amerikës_kundër_iranit_janë_të_pabaza
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se Amerika për t'i mbuluar krimet e veta të luftës në rajonin e Lindjes së Mesme duke treguar një copë hekur, ka paraqitur akuzat të pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2017 09:31 Europe/Tirane
  • Zarif: Akuzat e Amerikës kundër Iranit janë të pabaza

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se Amerika për t'i mbuluar krimet e veta të luftës në rajonin e Lindjes së Mesme duke treguar një copë hekur, ka paraqitur akuzat të pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit.

Vlen të theksohet se përfaqësuesja e Amerikës në OKB të enjten u paraqit para disa copave të hekurit për të cilat pretendonte se janë pjesë të mbetura të raketave iraniane, bëri një shfaqje të re propagandistike kundër Iranit. Nikky Haley, pa vë në dukje fare mbështetjen me armatime të Uashingtonit ndaj Arabisë Saudite për të bombarduar popullin e pafajshëm të Jemenit, akuzoi Iranin për armatosjen e lëvizjes Ansarullah për sulmin raketor të kryer kundër Riadit. Farhan Haq, zv/zëdhënësi i OKB, ka hedhur poshtë këto pretendime të Nikky Haley. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të shtunën një konferencë në lidhje me reflektimin e standardeve të të drejtave të njeriut në ligjet penale të Iranit që u zhvillua në Teheran, theksoi se në prapaskenën e pretendimeve të Nikky Haley nuk ekzistonin kurrfarë dokumente dhe dëshmi, ndërsa deklaroi se avionët luftarakë dhe bombat që po vrasin e popullin e Jemenit, të gjitha janë prodhime amerikane. Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu vuri në dukje edhe vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe shtoi: "Vendimi i Trump është një veprim që hedhë poshtë të gjitha pretendimet e Amerikës për mbrojtjen e të drejtave të popullit të Palestinës".