Zarif: Bombat amerikane po bien mbi civilët jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64607-zarif_bombat_amerikane_po_bien_mbi_civilët_jemenas
Agjencia e lajmeve ISNA raportoi se Ministri i Jashtëm iranian, z. Muhamed Xhavad Zarif, përsëri ka hedhur poshtë si "të pabazë" pretendimin e Shteteve të Bashkuara se Teherani furnizon me raketa Jemenin, duke thënë se kjo është një përpjekje e Uashingtonit për të zbardhur krimet e tij të luftës në Lindjen e Mesme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2017 20:27 Europe/Tirane
  • Zarif: Bombat amerikane po bien mbi civilët jemenas

Agjencia e lajmeve ISNA raportoi se Ministri i Jashtëm iranian, z. Muhamed Xhavad Zarif, përsëri ka hedhur poshtë si "të pabazë" pretendimin e Shteteve të Bashkuara se Teherani furnizon me raketa Jemenin, duke thënë se kjo është një përpjekje e Uashingtonit për të zbardhur krimet e tij të luftës në Lindjen e Mesme.

"Në një përpjekje për të mbuluar praninë e saj në rajon dhe veprimet që mund të përbëjnë kryesisht krime lufte, SHBA hedh akuzat të panumërta kundër Republikës Islamike të Iranit duke shfaqur një copë metalike", u tha Zarif të shtunën gazetarëve. Zarif tha se pretendimet e tilla synonin të shmangnin vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare nga pjesëmarrja e SHBA në krimet e kryera në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Jemen dhe nga "veprimi shumë i rrezikshëm" i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Kudsin si "kryeqytet" të Izraelit. Diplomati më i lartë iranian më tej tha se SHBA hedh akuza të tilla kundër Iranit, ndërsa  furnizon Arabinë Saudite me bomba thërrmuese që vrasin civilët jemenas dhe mbështetin bllokadën e regjimit saudit kundër vendit më të varfër arab qe ka shkaktuar mijera te vdekur nga uria dhe semundjet. Ajo që është e qartë, theksoi Zarif, është se bombat amerikane po bien mbi civilët jemenas dhe "ky është një fakt që askush nuk mund ta fshehë".