Komedia amerikane në OKB dhe ëndrra e dështuar kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64609-komedia_amerikane_në_okb_dhe_ëndrra_e_dështuar_kundër_iranit
Show më i fundit i Nikki Hailey u vu në skenë kohët e fundit në një bazë ushtarake në Uashington DC.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 16, 2017 20:31 Europe/Tirane
  • Komedia amerikane në OKB dhe ëndrra e dështuar kundër Iranit

Show më i fundit i Nikki Hailey u vu në skenë kohët e fundit në një bazë ushtarake në Uashington DC.

Megjithëse të gjithë prisnin ta shohin atë të veprojë si një eksperte për politikën ndërkombëtare, ajo vazhdoi ta informojë auditorin e saj mbi raketën e lëshuar nga luftëtarët e Jemenit  kundër Riadit duke elaboruar në çdo detaj si një eksperte e vjetër ushtarake. Ajo u përpoq të nxjerrë një paralele midis raketës së Jemenit dhe raketave balistike me rreze të shkurtër të projektuar dhe ndërtuar nga Irani, me emrin Kiam-1. Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif e krahasoi shfaqjen e mbajtur nga ambasadorja amerikane në OKB me atë të Kolin Pauell, ish sekretari amerikan i Shtetit, 14 vjet më parë, i cili akuzoi Irakun se ishte në posedim të armëve të shkatërrimit në masë, veçanërisht të armatimeve kimike. Për fat të mirë, në dy muajt e fundit, vendet evropiane, si Gjermania, dhe vetë amerikanët që kundërshtojnë politikat e presidentit amerikan Donald Trump, kanë paralajmëruar kundër përpjekjeve të administratës së tij për të përdorur Jemenin si një pretekst të fundit për të sulmuar Iranin. Me fjalë të tjera, ajo që Haley bëri në Uashington është tashmë një përpjekje e përsëritur, e zbehtë dhe e dështuar. Zhurma e SHBA-së vjen në një kohë kur Amerika dhe vendet e tjera perëndimore, si Britania, Franca dhe Gjermania, kanë arritur marrëveshje të mëdha armësh me regjimin saudit pas fillimit të luftës vdekjeprurëse në Jemen. Vetëm SHBA ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 350 miliardë dollarë për shitjen e armëve në Arabinë Saudite. Duket se ekipi ekstremist i Trump po përpiqet, nëse është e mundur, ta detyrojë Iranin të pranojë kushtet e SHBA-së në lidhje me Planin e Përbashkët të Veprimit, i njohur gjithashtu si marrëveshja bërthamore e Iranit dhe, nëse nuk është e mundur, të hapë terrenin për një konfrontim me Iranin. Megjithatë, për të kuptuar skenarin e koalicionit anti-Iran, duhet t'i kushtojmë vëmendje të kujdesshme lojës së madhe të Lindjes së Mesme. Tre aktorë janë mbledhur së bashku për të vënë në skenë një shfaqje shumë qëllimore në rajon. Ata duan, së pari, të rivendosin reputacionin e tyre të dëmtuar në Lindjen e Mesme dhe, së dyti, të sigurojnë interesat e tre lojtarëve të humbur. Aktori i parë është Trump, i cili ka dështuar në politikat e tij të brendshme dhe të jashtme, të cilat nuk janë mirëpritur as brenda SHBA dhe as në mbarë botën. Për të kompensuar humbjen, ai ka nevojë të jashtëzakonshme për të bërë një arritje të madhe. Aktori i dytë është kryeministri sionist Benjamin Netanjahu, i cili po kundërshtohet shumë në Izrael për shkak të politikave të tij ultra djathtiste. Ai është akuzuar gjithashtu për korrupsion financiar. Prandaj, Netanjahu gjithashtu ka nevojë për një arritje të madhe për të fituar zemrat e izraelitëve të pakënaqur. Aktori i tretë, një burim keqardhje për botën islame, është Princi i Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman, i cili duhet të zbatojë termat e diktuara nga SHBA dhe Izraeli për të hequr qafe akuzat e terrorizmit shtetëror dhe përfshirjen e Arabisë Saudite në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, si dhe për të uzurpuar fronin përballë një numri të madh të pretendentëve mes princave sauditë. Kështu, ata kanë nisur një fushatë mediatike kundër Iranit duke përdorur çështjen e lëshimit të raketave të Jemenit kundër Riadit për të përgatitur opinionin publik botëror për përpjekjet e ardhshme, përkatësisht anulimin e marrëveshjes bërthamore dhe kërcënimin e Iranit me sanksione të reja, sulme ushtarake ose vënie nën presione për të pranuar kushtet e SHBA. Fakti që fuqitë e mëdha si Bashkimi Europian, Rusia dhe Kina janë të gjithë të njohura me këtë lojë është një gjë, dhe sa interesat e tyre kombëtare i detyrojnë ata të qëndrojnë kundër SHBA dhe aleatëve të tyre, është një gjë tjetër. Në rast se lëvizja e Haley vazhdon me sukses dhe ajo do të mund të përfitojë nga burime dhe elemente të tjera për të promovuar projektin e saj shumëdimensional, marrëveshja bërthamore pritet të shpallet e pavlefshme me qëllim rikthimin e sanksioneve amerikane kundër Iranit dhe duke siguruar që Trump të ketë një shans për tu mburrur deri në fund të mandatit. Këto janë ëndrrat që tre lojtarët e mposhtur po ndjekin për të realizuar. Ata shpresojnë që duke u bashkuar nën flamurin e Koalicionit anti-Iran, të jenë në gjendje të arrijnë qëllimet e tyre.