De Mistura falënderon përpjekjet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84015-de_mistura_falënderon_përpjekjet_e_iranit_rusisë_dhe_turqisë
I dërguari i posaçëm i OKB për Sirinë, ka falënderuar Iranin, Turqinë dhe Rusinë për përpjekjet për krijimin e komitetit hartues të kushtetutës siriane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 19, 2018 09:35 Europe/Tirane
  • De Mistura falënderon përpjekjet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë

I dërguari i posaçëm i OKB për Sirinë, ka falënderuar Iranin, Turqinë dhe Rusinë për përpjekjet për krijimin e komitetit hartues të kushtetutës siriane.

Stefan de Mistura, pas takimit trepalësh konsultativ të ministrave të jashtëm të tre vendeve të lartpërmendura, takim që u mbajt në Gjenevë, tha se sot do të jepet një raport mbi rezultatet e këtij takimi. Takimi konsultativ trepalësh për krijimin e komitetit për kushtetutën bazë të Sirisë u mbajt nga Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë dhe Mevlut Cavushoglu ministër i jashtëm i Turqisë, ku i pranishëm ishte edhe Stefan De Mistura i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë. Në deklaratën e nxjerrë në përfundim të takimit është theksuar ruajtja e pavarësisë, tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Sirisë dhe është theksuar mbështetjen për lehtësimin e punës së komitetit hartues të kushtetutës nëpërmjet bashkëpunimit të të gjitha palëve siriane dhe përfaqësuesit të sekretarit të përgjithshëm të OKB. Irani si një prej vendeve me ndikim në rajon që nga nisja e krizës në Siri, gjithmonë ka theksuar zgjidhjen e krizës me mjete politike. Në këtë kuadër në janar të vitit 2017 me propozimin e Iranit dhe në bashkëpunim me Rusinë dhe Turqinë nisën bisedimet e Astanasë, që kanë për qëllim vendosjen e paqes së Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.