Irani do të ankohet kundër Amerikës në OKB
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani do të ankohet pranë OKB për deklaratën e Nicky Halley, ambasadore e Amerikës në OKB e cila ka pretenduar se Irani pajis me armatime lëvizjen Ansarullah të Jemenit.
Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh të tij për agjencinë Sputnik të Rusisë deklaroi; Republika Islamike e Iranit do të ankohet pranë OKB mbi pretendimet e parashtruara nga ana e Amerikës. Nicky Halley me disa copa të një rakete ka nisur një valë të re propagande kundër Iranit. Halley pa folur aspak mbi mbështetjen e pandërprerë me armatime të Uashingtonit për Arabinë Saudite, armë që përdoren për vrasjen e popullit jemenas, pretendoi se Irani pajis me raketa lëvizjen Ansarullah të Jemenit. Farhan Haq zëdhënës i OKB ka hedhur poshtë pretendimet e ambasadores amerikane Halley. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe disa vende arabe të rajonit, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak nga toka, ajri dhe deti kundër Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite dhe të aleatëve të saj kanë vrarë dhe plagosur me mijëra jemenas dhe kanë detyruar të shpërngulen e miliona të tjerë. Koalicioni saudit gjithmonë pretendon se Irani dërgon armatime dhe raketa për forcat jemenase me qëllim që me të tilla pretendime të pengojë procesin e zgjidhjes së krizës jemenase. Të tilla pretendime gjithmonë janë hedhur poshtë nga autoritetet e Jemenit.