Velajati: Republika Islamike e Iranit nuk i ka dhënë asnjë raketë Jemenit
(last modified Sun, 17 Dec 2017 14:27:25 GMT )
Dhjetor 17, 2017 15:27 Europe/Tirane
  • Velajati: Republika Islamike e Iranit nuk i ka dhënë asnjë raketë Jemenit

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk i ka dhënë asnjë raketë Jemenit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ali Akbar Velajati, këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në reagim ndaj pretendimeve anti-iraniane të Nikki Haley, përfaqësues së Amerikës në OKB, deklaroi: "Kjo funksionare nuk ka as nivelin më të vogël të informacionit dhe njohurisë së duhur për të folur dhe fjalët e saj janë plotësisht të pabaza dhe gënjeshtra". Z. Velajati gjithashtu në lidhje me njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e Amerikës, deklaroi: "Padyshim se i gjithë Kodsi i shenjtë (Jeruzalemi) është kryeqytet i Palestinës". Në lidhje me rezultatet e marrëveshjes bërthamore, z. Velajati tha: "Amerikanët po mundohet që në çfarëdo forme të jetë, të veprojnë kundër këtij traktati ndërkombëtar".

Tags