Masat e forcave detare të Iranit, garantuese e tregtisë botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64691-masat_e_forcave_detare_të_iranit_garantuese_e_tregtisë_botërore
Amir Admiral Hussein Khanzadi ka thënë: "Flota detare e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit duke treguar sjellje profesionale ka ndërmarrë hapa të efektshëm për të siguruar dhe garantuar ekonominë dhe tregtinë globale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2017 04:41 Europe/Tirane
  • Masat e forcave detare të Iranit, garantuese e tregtisë botërore

Amir Admiral Hussein Khanzadi ka thënë: "Flota detare e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit duke treguar sjellje profesionale ka ndërmarrë hapa të efektshëm për të siguruar dhe garantuar ekonominë dhe tregtinë globale.

Sipas agjencisë IRNA, admiral Amir Hussein Khanzadi, komandant i Flotës detare të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, ndër të tjera shtoi: "Flota detare, duke demonstruar profesionalizëm të lartë në det, me qëllim garantimin e sigurisë kolektive ka bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar në luftën kundër fenomenit të piraterisë detare dhe në këtë fushë ka ndërmarrë hapa efektivë për të siguruar ekonominë dhe tregtinë globale të mallrave përmes detit. Hussein Khanzadi, të dielën në mbrëmje, deklaroi se aftësia e Republikës Islamike të Iranit për të garantuar sigurinë e zonave detare nën sovranitetin dhe bashkëpunimin me vendet fqinje është dëshmuar dhe tha: "Flota detare për të garantuar siguri të qëndrueshme është e gatshme të shkëmbejë përvojat, të kryejë trajnime dhe të japë kontributin e saj në bashkëpunim me pjesën tjetër të botës. Admiral Amir Hussein Khanzadi tha se marina e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit është e gatshme për të zgjeruar bashkëpunimet në fushat e arsimit, shkëmbimit të përvojës dhe shkëmbimit të informacionit dhe njohurive për të rritur ndërgjegjësimin e mjedisit detar dhe për të arritur sigurinë e qëndrueshme kolektive. Vizita dhe takimi i atasheve ushtarakë të vendeve të huaja në Iran, sipas planit vjetor të Marinës së Ushtrisë iraniane, u mbajt të dielën në Teheran për angazhimin konstruktiv të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit me miqtë dhe aleatët. Ceremonia u ndoq nga 25 atashe të huaj nga tre kontinente, Amerika, Evropa dhe Azia dhe me qëndrim në Republikën Islamike e Iranit.