Irani e ruan sigurinë e tij përtej kufijve të vet
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, admiral Ali Shamkhani tha të hënën se siguria e Iranit ruhet përtej kufijve të vendit.
"Nëse mbrojtja e sigurisë është e kufizuar brenda kufijve të vendit, atëherë shteti ynë nuk do të jetë më vendimmarrës," tha Shamkhani. Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, në fjalën e tij Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, shtoi: "Po të mos kishim mbështetur Sirinë dhe Irakun në luftën kundër terrorizmit, ISIS-i dhe grupet e tjera terroriste do të bëheshin vendimmarrësit". "Ne nuk kemi shqetësime për sigurinë në vend," tha Shamkhani, duke shtuar: "Kjo është një arritje shumë e çmueshme". Mbështetja e dhënë nga Irani në Irak dhe Siri në luftën kundër terroristëve, kishte për qëllim ruajtjen e sigurisë së brendshme të Iranit, tha Shamkhani, duke shtuar se tregjet siriane dhe irakiane do të ofrojnë një mundësi për investime të mëtejshme të Iranit në të ardhmen. "Këshilltarët ushtarakë të Iranit do të qëndrojnë në Siri me kërkesën e qeverisë siriane, deri në asgjësimin tërësor të terrorizmit dhe pretendimet e regjimit sionist apo të vendeve të tjera" nuk do të ndikojnë në llogaritjet dhe vendimet e Iranit lidhur me ndjekjen e interesit kombëtar dhe garantimin e sigurisë rajonale ", përfundoi Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.