Erakchi: Diplomacia e ujit domosdoshmëria urgjente e Azisë Perëndimore
(last modified Tue, 19 Dec 2017 10:28:32 GMT )
Dhjetor 19, 2017 11:28 Europe/Tirane
  • Erakchi: Diplomacia e ujit domosdoshmëria urgjente e Azisë Perëndimore

Diplomacia e ujit është nevoja më e rëndësishme në Azinë Perëndimore, tha të martën zv/ministri i jashtëm i Iranit, z. Abas Erakchi.

Erakchi i bëri këto deklarata në një takim mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike të mbajtur në Universitetin e Teheranit dhe kërkoi t'i kushtohet më shumë vëmendje çështjeve të ujit dhe mjedisit në kuadrin e sigurisë së Azisë Perëndimore. "Çështja mjedisore në Lindjen e Mesme lidhet drejtpërdrejt me ujin dhe shkakton shumicën e problemeve në rajon", tha ai. "Përdorimi i ujit në Iran është 70% më shumë se standardet ndërkombëtare", shtoi z. Abas Erakchi. Ai gjithashtu vuri në dukje mungesën e buxhetit për ndërtimin e digave, menaxhimin e burimeve, politikat e regjimit sionist në zgjerimin e ndërtimeve të vendbanimeve, rritjen e migracionit dhe vjedhjen e ujit nga Izraeli si faktorë që krijojnë kriza në rajon. "Konfliktet kufitare, sfidat e sigurisë, tensionet shoqërore, konfliktet ndërmjet fiseve dhe shteteve, luftërat, ushqimet dhe kërcënimet për shëndetin janë ndër problemet e tjera në rajon", tha z. Abas Erakchi.

 

Tags