Një tërmet 5 ballësh godet Teheranin
Një tërmet 5.2 ballë i shkallës Rihter goditi dje në mbrëmje Teheranin, kryeqytet i Iranit.
Tërmet është ndjerë në provincat Gilan në veri të Iranit, Alborz në perëndim të Teheranit, Kum në jug të Teheranit, Kazvin në perëndim të Teheranit. qendra e tërmetit është regjistruar 10 km në jug të qytetit Karaxh qendër e provincës Alborz që ndodhet 40 km larg Teheranit. Tërmeti përveç një të lënduar nuk ka lënë pasoja të tjera. Ismail Naxhar kreu i institutit për administrimin e situatave emergjente, ka deklaruar se të gjitha aparatet e ndihmës së shpejtë ato të rendit dhe shërbimit publik janë vendosur në gatishmëri të plotë për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Shumë njerëz natën e kanë kaluar nëpër makinat e tyre panë parqeve dhe ambienteve të hapura. Javët e fundit në Iran janë regjistruar shumë tërmete ku më i madhi ka rënë në provincën Kermanshah duke lënë të vdekur shumë qytetarë iranianë.