Xhahangiri: Evropa të mos lejojë dobësimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64969-xhahangiri_evropa_të_mos_lejojë_dobësimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Hollandë, pasi përmendi përpjekjet e Amerikës për të dobësuar marrëveshjen bërthamore dhe programin e saj të veprimit, ka kërkuar nga Evropa dhe nga Hollanda që të mos lejojnë dobësimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës nëpërmjet parashtrimit të çështjeve që nuk kanë lidhje me këtë temë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2017 09:00 Europe/Tirane
  • Xhahangiri: Evropa të mos lejojë dobësimin e marrëveshjes bërthamore

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Hollandë, pasi përmendi përpjekjet e Amerikës për të dobësuar marrëveshjen bërthamore dhe programin e saj të veprimit, ka kërkuar nga Evropa dhe nga Hollanda që të mos lejojnë dobësimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës nëpërmjet parashtrimit të çështjeve që nuk kanë lidhje me këtë temë.

Amerika kohët e fundit ka pretenduar se marrëveshja bërthamore plotëson vetëm interesat e palës iraniane dhe ka kërkuar ndryshimin e programit të përbashkët të veprimit apo anulimin e marrëveshjes bërthamore. Për këtë Amerika ka nisur të hedhë pretendime për çështje jo bërthamore si programi raketor i Iranit. Ali’reza Xhahangiri, në një fjalim të tij për komitetin me marrëdhënie me jashtë në parlamentin e Hollandës vuri në dukje se Irani përkundër Amerikës ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Ai rikujtoi se në rast se marrëveshja bërthamore përballet me probleme të krijuara nga pala perëndimore, me padyshim ajo do të ndikojë në bashkëpunimet e BE dhe të Iranit. Vlen të theksohet se marrëveshja bërthamore ka nisur të zbatohet që prej vitit 2016 dhe që nga ajo kohë Irani e ka zbatuar plotësisht atë mirëpo Amerika ka sabotuar dhe shkelur marrëveshjen në fjalë.