Ministrja e turizmit e Greqisë mirëpret bashkëpunimin me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65029-ministrja_e_turizmit_e_greqisë_mirëpret_bashkëpunimin_me_iranin
Ministrja e turizmit në Greqi ka mirëpritur bashkëpunimin mes Iranit dhe Greqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2017 07:44 Europe/Tirane
  • Ministrja e turizmit e Greqisë mirëpret bashkëpunimin me Iranin

Ministrja e turizmit në Greqi ka mirëpritur bashkëpunimin mes Iranit dhe Greqisë.

Elena Konuntoura, dje është takuar me Maxhin Motlebi Shabsteri ambasador i Iranit në  Greqi dhe hta se pikat turistike në Iran janë tepër tërheqëse ndërsa monumentet historike dhe antike janë objekt tepër i rëndësishëm për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit. Ministrja e turizmit e Greqisë përmendi larminë klimatike në Iran dhe tha se qeveria e Greqisë është e gatshme të bashkëpunojë me Iranin në fushën e turizmit. Nga ana e tij ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Athinë deklaroi se në takim me ministren e turizmit janë diskutuar rrugët e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit. Ai përmendi historikun e fuqishëm dhe antikitetin e të dyja vendeve dhe theksoi domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimeve dhe lehtësimin e marrëdhënieve në shkëmbimi turistëve dhe zgjerimin e industrisë së turizmit.