Gjeneral Firuzabadi: Amerika më nuk është superfuqi kryesore e botës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65049-gjeneral_firuzabadi_amerika_më_nuk_është_superfuqi_kryesore_e_botës
Këshilltari për çështje ushtarake i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se dështimi i Amerikës për njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist, tregoi se ky vend nuk është më superfuqi kryesore e botës. Projektrezoluta për Kodsit që u miratuar të enjten më 21 dhjetor në AP të OKB, tregoi se OKB nuk e njeh Kodsin e shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2017 09:39 Europe/Tirane
  • Gjeneral Firuzabadi: Amerika më nuk është superfuqi kryesore e botës

Këshilltari për çështje ushtarake i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se dështimi i Amerikës për njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist, tregoi se ky vend nuk është më superfuqi kryesore e botës. Projektrezoluta për Kodsit që u miratuar të enjten më 21 dhjetor në AP të OKB, tregoi se OKB nuk e njeh Kodsin e shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se gjeneral Hasan Firuzabadi në reagim ndaj dështimit të planit amerikan për shpalljen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist, deklaroi se kundërshtimi i këtij plani të Amerikës nga ana e 128 vendeve të botës dhe mbrojtje e plotë e të drejtave legjitime të Palestinës, është një kthesë e madhe në historinë politike të botës e cila i tregoi Amerikës se ajo nuk është më e superfuqi kryesore e botës. Këshilltari për çështje ushtarake i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim vuri në dukje dështimin e shfaqjes qesharake të Amerikës në OKB në lidhje me ndihmën raketore të Iranit ndaj Jemenit për të sulmuar Arabinë Saudite dhe theksoi se vendet arabe të rajonit duhet të koordinohen me vendet e tjera të rajonit dhe t'i japin fund politikës agresore të Arabisë Saudite dhe të EBA kundër Jemenit dhe duke ndërprerë marrëdhëniet me sionistët, të kthehen përsëri në gjirin e botës islame.