Larixhani; Përballja me injorancën dhe dhunën, mësime të hazretit Isa(as)
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit në një mesazh urues drejtuar asirianëve të Iranit, pasi i uroi ata për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet, tha se përballja me injorancën dhe dhunën janë mësime të hazretit Isa(As).
Ali Larixhani dje i dërgoi një mesazh unionit botëror të asirianëve në qytetin Orumie në veriperëndim të Iranit i cili organizoi një ceremoni kushtuar krishtlindjeve dhe tha: Udhëzimet dhe mësimet e hazretit Isa(as) për paqe dhe dashuri, kanë qenë efikase në të gjithë botën. Unë nga ana ime ju uron për këtë ditë të shënuar dhe shpreson që të gjithë të kenë një jetë paqësore dhe në qetësi, tha në fjalën e tij kryetari Larixhani. Ceremonia e krishtlindjeve nga asirianët në qytetin Orumie u organizua me pjesëmarrjen e funksionarëve lokalë dhe në prani të sekretarit të unionit botëror të asirianëve në kishën Nëna Marjam. Për cdo vit në këtë kishë më 25 dhjetor organizohet ceremonia për ditëlindjen e hazretit Isa(as). Pas Betlehemit ceremonia që organizohet në kishën Nëna Marjam është ndër ceremonitë më të mëdha në botë dhe për çdo vit asirianët tregojnë respekt të veçantë për hazretin Isa(as).