Irani dënon sulmin vetëvrasës në qendrën kulturore afgane
Irani dënoi me forcë një sulm terrorist në një qendër kulturore në Afganistan që la të paktën 40 njerëz të vrarë të enjten.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi dënoi sulmin në një qendër kulturore në zyrën e Agjencisë Zëri Afgan në Kabul dhe shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe i shprehu ngushëllimet qeverisë së Afganistanit, si dhe të mbijetuarve, veçanërisht komunitetit të gazetarëve dhe studiuesve afganë. "Sulmi mbi kulturën, informacionin dhe dijetarët të cilët ishin të pajisur me mendimin për të ndriçuar dhe për të hedhur poshtë mendimet radikale dhe të dhunshme, tregon thellësinë e urrejtjes dhe keqdashjes së planifikuesve dhe ekzekutuesve të terrorizmit kundër lirisë së fjalës, mendimit dhe unitetit të popullit afgan, "tha z. Kasemi. Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur dhe 30 të tjerë janë të plagosur në një seri sulmesh me bombë në një agjensi lajmesh dhe një qendër kulturore shiite në kryeqytetin afgan të Kabulit. Fillimisht u sulmua qendra kulturore ku po zhvillohej një diskutim me gazetarët dhe më pas iu drejtuan agjensisë afgane të lajmeve. Midis të vdekurve janë gra, fëmijë dhe gazetarë, së bashku me studentët që ishin mbledhur në panelin e diskutimit. Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, ndërsa talebanët bënë një deklaratë ku mohuan çdo përfshirje.