Boruxherdi: Amerika synon pasigurinë e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65779-boruxherdi_amerika_synon_pasigurinë_e_iranit
Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Amerika synon vetëm pasigurinë dhe destabilizimin e Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 01, 2018 13:11 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Amerika synon pasigurinë e Iranit

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Amerika synon vetëm pasigurinë dhe destabilizimin e Iranit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit, tha: "Politika e Amerikës dhe e regjimit sionist është kjo që bota islam të futet në trazira dhe pasiguri dhe në këtë mënyrë ata t'i realizojnë qëllimet e tyre". Ditët e kaluara disa grupe të qytetarëve iranianë në qytete të ndryshme kanë organizuar protesta për shkak të mos zbatimit të përgjegjësisë së disa bankave dhe institucioneve financiare kredidhënëse, si dhe për shkak të rritjes së çmimeve dhe dobësisë së qeverisë në fushën e inspektimit. Disa prej këtyre protestave janë shfrytëzuar nga grupe opurtuniste dhe janë shndërruar në trazira. Në këtë situatë autoritetet amerikane dhe mediat e huaja duke shfrytëzuar këto protesta qytetarësh, janë munduar t'i drejtojnë këto zhvillime drejt trazirave.