Britania vazhdon ndërhyrjen në punët e brendshme të Iranit
(last modified Tue, 02 Jan 2018 18:04:03 GMT )
Janar 02, 2018 19:04 Europe/Tirane
  • Britania vazhdon ndërhyrjen në punët e brendshme të Iranit

Zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May, ka thënë se “Britania shpreson se duhet të ketë një debat përmbajtësor rreth legjitimitetit dhe çështjeve të tjera të cilat janë duke ngritur protestuesit, dhe se pret që Irani të lejojë një gjë të tillë”.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme Britanike publikoi një deklaratë të hënën duke njoftuar se Londra po ndjek nga afër zhvillimet në Iran. Në këtë deklaratë, Ministria e Jashtme britanike, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit, tha se njerëzit duhet të kenë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore brenda ligjit. Qeveria britanike, duke pretenduar të mbështesë të drejtën e protestuesve iranianë për të protestuar, kërkoi nga autoritetet e Republikës Islamike të Iranit të respektojnë të drejtën e popullit për të shprehur kërkesat e tij legjitime. Ndërkohë, mediat britanike po mbështesin nxitësit e trazirave duke krijuar imazhe dhe lajme të rreme, jo nga protestuesit, por nga vandalët e varur nga boshti arab-hebraik-perëndimor në Iran.

 

Tags